Hyrje
Skizofrenia është një çrregullim psikotik kronik dhe i rëndë që karakterizohet nga çrregullime në mendim, perceptim, emocion dhe sjellje. Ky çrregullim shpesh shoqërohet me humbje të kontaktit me realitetin dhe vështirësi të mëdha në funksionimin social, profesional dhe personal të individit.
Skizofrenia përfshin një kombinim të simptomave pozitive, negative dhe disorganizative, të cilat ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme të personit të prekur.
Simptomat e skizofrenisë
Simptomat e skizofrenisë zakonisht ndahen në simptoma pozitive dhe simptoma negative.
1 Simptomat positive- Simptomat pozitive përfaqësojnë shtim ose deformim të funksioneve normale psikike.
- Deluzionet – besime të rreme dhe të forta që nuk ndryshojnë edhe përballë provave të kundërta.
- Halucinacionet – perceptime pa stimul real.
- Mendim i çorganizuar – mendim jo logjik ose i fragmentuar.
- Sjellje e çorganizuar – sjellje e pazakontë ose e papërshtatshme.
- Katatonia – çrregullime të rënda të lëvizjes ose reagimit.
2 Simptomat negative – Simptomat negative përfaqësojnë ulje ose humbje të funksioneve normale psikologjike.
Asocialiteti – tërheqje nga marrëdhëniet sociale.
Afekt i sheshtë – reduktim i shprehjes emocionale.
Alogia – varfëri në të folur dhe mendim.
Avolicioni – mungesë motivimi për aktivitete.
Anhedonia – paaftësi për të përjetuar kënaqësi.
Çrregullimet e perceptimit
Në skizofreni ndodhin ndryshime në perceptim, kryesisht në formën e halucinacioneve.
Llojet e halucinacioneve
- Halucinacione taktile – ndjesi fizike pa stimul
- Halucinacione auditive – dëgjimi i zërave (më të shpeshtat).
- Halucinacione vizuale – shikimi i objekteve ose personave që nuk ekzistojnë.
- Halucinacione olfaktive – perceptim i erërave që nuk ekzistojnë.
- Halucinacione gustative – perceptim i shijeve pa stimul real.
- Këta faktorë mund të ndikojnë në mënyrën se si e përjetojmë jetën e përditshme dhe në nivelin e energjisë emocionale që kemi.
Prevalenca
Skizofrenia prek rreth 1% të popullsisë botërore.
Fillimi zakonisht ndodh:
- Meshkuj: 18–25 vjeç
- Femra: 25–35 vjeç
Faktorët gjenetikë
| Grupi | Rreziku |
| Popullata e përgjithshme | rreth 1% |
| Një prind me skizofreni | rreth 10% |
| Të dy prindërit | 40–50% |
| Binjakët monozigotikë | 40–50% |
Disfunksioni i trurit
Studimet neurobiologjike tregojnë disa ndryshime strukturore dhe funksionale në tru:
- zgjerim i ventrikujve cerebrale
- reduktim i volumit të korteksit frontal
- hipofunksion i korteksit prefrontal
- ndryshime në sistemin limbik dhe hipokampus
Këto ndryshime lidhen me çrregullime në mendim, emocione dhe perceptim.
Etiologjia
Skizofrenia konsiderohet një çrregullim multifaktorial.
1 Faktorët biologjikë
- predispozicion gjenetik
- disbalancë e neurotransmetuesve
- anomalitë neurobiologjike
2 Faktorët mjedisorë
përdorimi i substancave psikoaktive
komplikime prenatale
infeksione gjatë shtatzënisë
stres i rëndë psikologjik
trauma në fëmijëri
Neurotransmetuesit
Skizofrenia lidhet me disbalancë në disa sisteme neurotransmetuese.
Skizofrenia konsiderohet një çrregullim multifaktorial.
Dopamina – hiperaktivitet në rrugën mezolimbike → simptoma positive
– hipoaktivitet në korteksin prefrontal → simptoma negative
Glutamati – hipofunksion i receptorëve NMDA.
GABA – reduktim i aktivitetit inhibues në tru.
Serotonina – ndërvepron me sistemin dopaminergjik.
Trajtimi i skizofrenisë
Trajtimi i skizofrenisë – është multimodal
Trajtimi farmakologjik
- Antipsikotikë
- Antidepresivë
Terapia Kognitive-Biheviorale për psikozë (CBTp)
- Qëllimi: reduktimi i simptomave pozitive (deluzione, halucinacione) dhe përmirësimi i insight-it.
- Përdoret për pacientët që janë stabilizuar dhe në faze te remisionit.
- Fokus: të mësuarit të identifikojnë dhe të sfidojnë mendimet e pavërteta dhe perceptimet e shtrembëruara.
Psikoedukimi për pacientin dhe familjen
- Qëllimi: të rrisë njohuritë për sëmundjen, trajtimin dhe rikthimet.
- Përdorimi: ndihmon pacientin dhe familjen të menaxhojnë simptomat dhe të përmirësojnë mbështetjen sociale.
Trajnimi i aftësive sociale
- Qëllimi: përmirësimi i marrëdhënieve sociale dhe aftësive komunikative.
- Fokus: role-playing, praktika dhe feedback për situata reale sociale.
Rehabilitimi psikosocial
- Qëllimi: përmirësimi i funksionimit profesional, arsimor dhe të pavarësisë.
- Përdorimi: programet e punësimit të mbështetur, menaxhimi i aktiviteteve të përditshme.
Terapia familjare
- Qëllimi: ulja e tensionit familjar dhe mbështetje më e mirë për pacientin.
- Fokus: edukimi i familjes, komunikimi dhe menaxhimi i krizave.
Terapia e përqendruar tek motivimi – Qëllimi: ndihmon pacientët të jenë më të angazhuar në trajtim dhe të respektojnë medikamentet.
Terapia e mbështetjes – Qëllimi: për të dhënë mbështetje emocionale, për të ulur ankthin dhe izolimin social
Prognoza në skizofreni
Prognoza varet nga shumë faktorë klinikë dhe socialë.
| Prognoza e mirë | Prognoza jo e mirë |
| Fillim i vonshëm i sëmundjes | Fillim i hershëm |
| Fillim akut | Fillim gradual |
| Funksionim i mirë premorbid | Funksionim i dobët premorbid |
| Dominim i simptomave pozitive | Dominim i simptomave negative |
| Insight i mirë | Mungesë insight-i |
| Mbështetje familjare | Izolim social |
| Reagim i mirë ndaj trajtimit | Reagim i dobët ndaj trajtimit |
| Mungesë abuzimi me substanca | Abuzim me substanca |
Përfundim
Skizofrenia është një çrregullim kompleks psikiatrik që ndikon në shumë aspekte të funksionimit të individit. Megjithatë, diagnoza e hershme, trajtimi adekuat farmakologjik dhe ndërhyrjet psikosociale mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe prognozën e pacientëve.
Referencat
American Psychiatric Association. (2022). Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (DSM-5-TR). Washington, DC.
Sadock, B. J., Sadock, V. A., & Ruiz, P. (2017). Kaplan & Sadock’s Synopsis of Psychiatry. Wolters Kluwer.
World Health Organization. (2022). Schizophrenia Fact Sheet.
Gelder, M., Mayou, R., & Geddes, J. (2012). Oxford Textbook of Psychiatry. Oxford University Press.
Mbështetja profesionale mund të ndihmojë
Nëse ju ose një person i afërt përjeton vështirësi në perceptimin e realitetit, mendime të çrregullta ose ndryshime të theksuara në sjellje, vlerësimi nga një profesionist i shëndetit mendor është shumë i rëndësishëm për trajtimin dhe mbështetjen e duhur.



