Shërbimet tona Psikologjike

 

Mbështetje profesionale për mirëqenien mendore dhe zhvillimin personal

Shërbimet tona Psikologjike

Mbështetje për ankthin, stresin dhe sfidat personale

1. Vlerësim dhe Diagnostikim Psikologjik

Çfarë është

Vlerësimi psikologjik është një proces profesional që ndihmon në kuptimin e gjendjes emocionale, funksionimit psikologjik dhe sfidave që mund të përjeton një individ. Përmes intervistës klinike dhe metodave të vlerësimit psikologjik, identifikohen faktorët që ndikojnë në mirëqenien mendore dhe në përditshmërinë e klientit.

Ky proces është një hap i rëndësishëm për të krijuar një plan të përshtatur mbështetjeje dhe ndërhyrjeje  psikologjike.

Qëllimi i vlerësimit psikologjik

  • kuptimi i vështirësive emocionale dhe psikologjike

  • identifikimi i faktorëve që ndikojnë në mirëqenien mendore

  • përcaktimi i nevojave terapeutike

  • orientimi drejt mbështetjes më të përshtatshme profesionale

 

2. Këshillim Psikologjik

Çfarë përfshin

Këshillimi psikologjik është një proces mbështetës që ndihmon individët të kuptojnë më mirë mendimet, emocionet dhe situatat me të cilat përballen në jetën e përditshme. Përmes bisedës profesionale dhe teknikave psikologjike, klienti mbështetet në gjetjen e mënyrave më të shëndetshme për të përballuar sfidat personale.

Qëllimi i këshillimit është të krijojë një hapësirë të sigurt ku individi mund të reflektojë dhe të zhvillojë strategji më të shëndetshme për jetën e përditshme.

Këshillimi mund të ndihmojë në:

  • përballimin e stresit dhe presioneve të jetës

  • përmirësimin e marrëdhënieve personale dhe familjare

  • zhvillimin e vetëbesimit dhe vetëdijes emocionale

  • marrjen e vendimeve më të qarta dhe më të balancuara

 

3. Psikoterapi Individuale

Çfarë është psikoterapia individuale

Psikoterapia individuale është një proces terapeutik i strukturuar që synon të ndihmojë individët të kuptojnë më thellë emocionet, mendimet dhe sjelljet e tyre. Përmes seancave të rregullta, klienti mbështetet në përballimin dhe menaxhimin e vështirësive emocionale dhe psikologjike.

Seancat zakonisht zgjasin 45–60 minuta dhe zhvillohen në një mjedis konfidencial dhe mbështetës.

Psikoterapia mund të ndihmojë në:

  • përballimin e ankthit dhe depresionit

  • menaxhimin e stresit dhe emocioneve të vështira

  • përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale

  • zhvillimin e vetëdijes dhe mirëqenies emocionale

 

4. Terapi për Çifte dhe Familje

Qëllimi i terapisë familjare

Terapia për çifte dhe familje ndihmon në përmirësimin e komunikimit, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme mes anëtarëve të familjes.

Qëllimi është krijimi i një hapësire ku secili anëtar mund të shprehet dhe të kuptohet, duke ndërtuar marrëdhënie më të balancuara dhe mbështetëse.

Në këto seanca trajtohen shpesh çështje si:

  • konfliktet në marrëdhënie

  • vështirësitë në komunikim

  • ndryshimet në familje

  • sfidat emocionale që ndikojnë në marrëdhëniet familjare

5. Seanca Psikologjike Online

Mbështetje psikologjike nga distanca

Seancat online ofrojnë mundësinë për të marrë mbështetje profesionale psikologjike nga çdo vend, përmes platformave të komunikimit online.

Seancat online zhvillohen në të njëjtën mënyrë profesionale dhe konfidenciale si seancat në zyrë.

Ky format është veçanërisht i përshtatshëm për persona që:

  • jetojnë jashtë vendit

  • kanë orar të ngarkuar

  • preferojnë fleksibilitet në organizimin e seancave

 

6. Terapi Grupore për Ankth dhe Depresion

Çfarë është terapia grupore

Terapia grupore është një formë mbështetjeje psikologjike ku individë që përballen me sfida të ngjashme ndajnë përvojat dhe marrin mbështetje në një mjedis të sigurt dhe të strukturuar.

Terapia grupore krijon ndjenjën e përkatësisë dhe ndihmon individët të kuptojnë se nuk janë vetëm në përvojat e tyre.

Në këtë proces pjesëmarrësit:

  • ndajnë përvoja dhe sfida personale

  • mësojnë strategji për përballimin e emocioneve

  • zhvillojnë aftësi për mbështetje të ndërsjellë

7. Psikoedukim për Familjarët e Personave me Skizofreni

Psikoedukimi është një proces informues dhe mbështetës që ndihmon familjarët të kuptojnë më mirë natyrën e çrregullimeve mendore dhe mënyrat më të mira për të mbështetur personin e afërt.

Qëllimi është të forcohet roli i familjes si mbështetje e rëndësishme në procesin e rehabilitimit dhe mirëqenies së personit.

Në këto seanca trajtohen tema si:

  • kuptimi i simptomave dhe trajtimit

  • mënyrat e komunikimit dhe mbështetjes familjare

  • menaxhimi i situatave të vështira në përditshmëri

8. Trajnime Profesionale

Trajnimet profesionale janë të orientuara drejt zhvillimit të vazhdueshëm profesional të specialistëve të rinj dhe profesionistëve të fushës së shëndetit mendor.

Qëllimi është të kontribuohet në rritjen e cilësisë së shërbimeve në fushën e shëndetit mendor dhe në zhvillimin profesional të specialistëve.

Këto trajnime përfshijnë:

  • njohuri praktike në punën me klientë

  • zhvillimin e aftësive profesionale dhe komunikimit terapeutik

  • teknika të ndryshme psikologjike dhe terapeutike

Pse të zgjidhni shërbimet tona

Qasje profesionale

Shërbimet psikologjike ofrohen mbi bazën e njohurive shkencore dhe praktikës klinike profesionale, duke përdorur qasje bashkëkohore terapeutike që synojnë përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe funksionimit në jetën e përditshme.

Mbështetje e personalizuar

Çdo individ është unik, prandaj qasja terapeutike përshtatet sipas nevojave, situatës dhe qëllimeve personale të klientit, duke ofruar mbështetje të individualizuar dhe të orientuar drejt përmirësimit të mirëqenies.

Përvojë shumëvjeçare

Përvoja shumëvjeçare në fushën e shëndetit mendor dhe puna në institucione profesionale mundësojnë ofrimin e mbështetjes së bazuar në praktikë dhe njohuri të thelluara klinike.

Konfidencialitet

Çdo seancë zhvillohet në një mjedis të sigurt dhe konfidencial, ku respektohet privatësia dhe dinjiteti i klientit. Informacioni i ndarë gjatë procesit terapeutik trajtohet me profesionalizëm dhe etikë të lartë.

JU nuk duhet t’i përballoni sfidat vetëm!!!