psikoterapi

PSIKOTERAPIA

Çfarë është psikoterapia?

  • Psikoterapia është një proces profesional dhe terapeutik ndërmjet psikoterapeutit dhe pacientit, i bazuar në metoda dhe qasje të validuara psikologjike.
  • Synon të ndihmojë individin të kuptojë vështirësitë e tij psikologjike, emocionale dhe të sjelljes.
  • Procesi përshtatet sipas nevojave, simptomave, historisë dhe objektivave individuale të pacientit.
  • Përmes psikoterapisë punohet në mendime, emocione, sjellje, marrëdhënie dhe mënyrën e përballimit të situatave të vështira.

Si ndikon psikoterapia te KLIENTAT?

  • Ndihmon në identifikimin dhe kuptimin e faktorëve që kontribuojnë në shqetësimet psikologjike.
  • Redukton dhe menaxhon simptomat e ankthit, depresionit, stresit, traumës dhe vështirësive emocionale.
  • Ndihmon në ndryshimin e modeleve joefektive të të menduarit dhe sjelljes.
  • Zhvillon aftësinë për rregullimin e emocioneve dhe tolerimin e shqetësimit.
  • Përmirëson komunikimin dhe marrëdhëniet ndërpersonale.
  • Ndihmon pacientin të zhvillojë strategji më të shëndetshme për përballimin e problemeve dhe krizave.

Çfarë përfiton KLIENTI ?

  • Vetëdije dhe kuptim më të mirë të vetes.
  • Menaxhim më të mirë të emocioneve.
  • Rritje të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit.
  • Aftësi më të mira për përballimin e stresit dhe situatave të vështira.
  • Ndryshim të modeleve të mendimit dhe sjelljes që shkaktojnë ose mbajnë problemin.
  • Përmirësim të marrëdhënieve familjare, sociale dhe profesionale.
  • Rritje të funksionimit psikologjik dhe social.
  • Zhvillim të aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
  • Përmirësim të cilësisë së jetës dhe mirëqenies psikologjike.
  • Mbi të gjitha, pacienti mëson të mos jetë vetëm në funksion të simptomës, por të zhvillojë aftësi për ta menaxhuar dhe për të ndërtuar një funksionim më të qëndrueshëm psikologjik.

Mbështetja profesionale mund të ndihmojë

Nëse ndiheni të trishtuar, të lodhur emocionalisht ose keni humbur interesin për aktivitetet e përditshme për një periudhë të gjatë, mbështetja profesionale mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të gjendjes suaj emocionale.