skizofreni

SSkizofrenia

Hyrje

Skizofrenia është një çrregullim psikotik kronik dhe i rëndë që karakterizohet nga çrregullime në mendim, perceptim, emocion dhe sjellje. Ky çrregullim shpesh shoqërohet me humbje të kontaktit me realitetin dhe vështirësi të mëdha në funksionimin social, profesional dhe personal të individit.

Skizofrenia përfshin një kombinim të simptomave pozitive, negative dhe disorganizative, të cilat ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme të personit të prekur.


Simptomat e skizofrenisë

Simptomat e skizofrenisë zakonisht ndahen në simptoma pozitive dhe simptoma negative.

1 Simptomat positive- Simptomat pozitive përfaqësojnë shtim ose deformim të funksioneve normale psikike.

  • Deluzionet – besime të rreme dhe të forta që nuk ndryshojnë edhe përballë provave të kundërta.
  • Halucinacionet – perceptime pa stimul real.
  • Mendim i çorganizuar – mendim jo logjik ose i fragmentuar.
  • Sjellje e çorganizuar – sjellje e pazakontë ose e papërshtatshme.
  • Katatonia – çrregullime të rënda të lëvizjes ose reagimit.

2 Simptomat negative – Simptomat negative përfaqësojnë ulje ose humbje të funksioneve normale psikologjike.

Asocialiteti – tërheqje nga marrëdhëniet sociale.

Afekt i sheshtë – reduktim i shprehjes emocionale.

Alogia – varfëri në të folur dhe mendim.

Avolicioni – mungesë motivimi për aktivitete.

Anhedonia – paaftësi për të përjetuar kënaqësi.


Çrregullimet e perceptimit

Në skizofreni ndodhin ndryshime në perceptim, kryesisht në formën e halucinacioneve.

Llojet e halucinacioneve

  • Halucinacione taktile – ndjesi fizike pa stimul
  • Halucinacione auditive – dëgjimi i zërave (më të shpeshtat).
  • Halucinacione vizuale – shikimi i objekteve ose personave që nuk ekzistojnë.
  • Halucinacione olfaktive – perceptim i erërave që nuk ekzistojnë.
  • Halucinacione gustative – perceptim i shijeve pa stimul real.
  • Këta faktorë mund të ndikojnë në mënyrën se si e përjetojmë jetën e përditshme dhe në nivelin e energjisë emocionale që kemi.

Prevalenca

Skizofrenia prek rreth 1% të popullsisë botërore.

Fillimi zakonisht ndodh:

  • Meshkuj: 18–25 vjeç
  • Femra: 25–35 vjeç

Faktorët gjenetikë

GrupiRreziku
Popullata e përgjithshmerreth 1%
Një prind me skizofrenirreth 10%
Të dy prindërit40–50%
Binjakët monozigotikë40–50%

Disfunksioni i trurit

Studimet neurobiologjike tregojnë disa ndryshime strukturore dhe funksionale në tru:

  • zgjerim i ventrikujve cerebrale
  • reduktim i volumit të korteksit frontal
  • hipofunksion i korteksit prefrontal
  • ndryshime në sistemin limbik dhe hipokampus

Këto ndryshime lidhen me çrregullime në mendim, emocione dhe perceptim.

Etiologjia

Skizofrenia konsiderohet një çrregullim multifaktorial.

1 Faktorët biologjikë

  • predispozicion gjenetik
  • disbalancë e neurotransmetuesve
  • anomalitë neurobiologjike

2 Faktorët mjedisorë

përdorimi i substancave psikoaktive

komplikime prenatale

infeksione gjatë shtatzënisë

stres i rëndë psikologjik

trauma në fëmijëri

Neurotransmetuesit

Skizofrenia lidhet me disbalancë në disa sisteme neurotransmetuese.

Skizofrenia konsiderohet një çrregullim multifaktorial.

Dopamina – hiperaktivitet në rrugën mezolimbike → simptoma positive

                      – hipoaktivitet në korteksin prefrontal → simptoma negative

Glutamati  – hipofunksion i receptorëve NMDA.

GABA        – reduktim i aktivitetit inhibues në tru.

Serotonina – ndërvepron me sistemin dopaminergjik.

Trajtimi i skizofrenisë

Trajtimi i skizofrenisë – është multimodal

Trajtimi farmakologjik

  • Antipsikotikë
  • Antidepresivë

     Terapia Kognitive-Biheviorale për psikozë (CBTp)

    • Qëllimi: reduktimi i simptomave pozitive (deluzione, halucinacione) dhe përmirësimi i insight-it.
    • Përdoret për pacientët që janë stabilizuar dhe në faze te remisionit.
    • Fokus: të mësuarit të identifikojnë dhe të sfidojnë mendimet e pavërteta dhe perceptimet e shtrembëruara.

     Psikoedukimi për pacientin dhe familjen

    • Qëllimi: të rrisë njohuritë për sëmundjen, trajtimin dhe rikthimet.
    • Përdorimi: ndihmon pacientin dhe familjen të menaxhojnë simptomat dhe të përmirësojnë mbështetjen sociale.

     Trajnimi i aftësive sociale

    • Qëllimi: përmirësimi i marrëdhënieve sociale dhe aftësive komunikative.
    • Fokus: role-playing, praktika dhe feedback për situata reale sociale.

     Rehabilitimi psikosocial

    • Qëllimi: përmirësimi i funksionimit profesional, arsimor dhe të pavarësisë.
    • Përdorimi: programet e punësimit të mbështetur, menaxhimi i aktiviteteve të përditshme.

     Terapia familjare

    • Qëllimi: ulja e tensionit familjar dhe mbështetje më e mirë për pacientin.
    • Fokus: edukimi i familjes, komunikimi dhe menaxhimi i krizave.

    Terapia e përqendruar tek motivimi – Qëllimi: ndihmon pacientët të jenë më të angazhuar në trajtim dhe të respektojnë medikamentet.

    Terapia e mbështetjes – Qëllimi: për të dhënë mbështetje emocionale, për të ulur ankthin dhe izolimin social

    Prognoza në skizofreni

    Prognoza varet nga shumë faktorë klinikë dhe socialë.

    Prognoza e mirëPrognoza jo e mirë
    Fillim i vonshëm i sëmundjesFillim i hershëm
    Fillim akutFillim gradual
    Funksionim i mirë premorbidFunksionim i dobët premorbid
    Dominim i simptomave pozitiveDominim i simptomave negative
    Insight i mirëMungesë insight-i
    Mbështetje familjareIzolim social
    Reagim i mirë ndaj trajtimitReagim i dobët ndaj trajtimit
    Mungesë abuzimi me substancaAbuzim me substanca

    Përfundim

    Skizofrenia është një çrregullim kompleks psikiatrik që ndikon në shumë aspekte të funksionimit të individit. Megjithatë, diagnoza e hershme, trajtimi adekuat farmakologjik dhe ndërhyrjet psikosociale mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe prognozën e pacientëve.

    Referencat

    American Psychiatric Association. (2022). Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (DSM-5-TR). Washington, DC.

    Sadock, B. J., Sadock, V. A., & Ruiz, P. (2017). Kaplan & Sadock’s Synopsis of Psychiatry. Wolters Kluwer.

    World Health Organization. (2022). Schizophrenia Fact Sheet.

    Gelder, M., Mayou, R., & Geddes, J. (2012). Oxford Textbook of Psychiatry. Oxford University Press.


    Mbështetja profesionale mund të ndihmojë

    Nëse ju ose një person i afërt përjeton vështirësi në perceptimin e realitetit, mendime të çrregullta ose ndryshime të theksuara në sjellje, vlerësimi nga një profesionist i shëndetit mendor është shumë i rëndësishëm për trajtimin dhe mbështetjen e duhur.