Rreth Psikologes

Psikologe Klinike

Mbi 20 vite përvojë në shërbimet e shëndetit mendor

Vjosa Berisha

Specialiste e Psikologjisë Klinike | Profesioniste e Shëndetit Mendor

Vjosa Berisha, Specialiste e Psikologjisë Klinike e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, me formim akademik në nivelin Bachelor dhe Master në Psikologji të Përgjithshme dhe me specializim në Psikologji Klinike. E pajisur me kompetenca të avancuara profesionale dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj zhvillimit shkencor dhe profesional në fushën e shëndetit mendor.

Që nga viti 2003, është e angazhuar në Qendrën e Shëndetit Mendor dhe në Shtëpitë për Integrim në Bashkësi në Prishtinë, ku ka ndërtuar një përvojë të gjerë në ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe psikosociale, duke kontribuar në rehabilitimin dhe reintegrimin e personave me nevoja të ndryshme të shëndetit mendor.

Praktika e saj profesionale karakterizohet nga një qasje gjithëpërfshirëse dhe e individualizuar, e bazuar në evidencë dhe në parimet e respektit, empatisë dhe konfidencialitetit. Përmes vlerësimit psikologjik, këshillimit dhe mbështetjes emocionale, ajo synon të promovojë mirëqenien psikologjike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së individëve dhe familjeve.

Përvoja dhe aktivitetet profesionale

Gjatë punës sime profesionale jam e angazhuar në:
Seanca individuale psikologjike

Mbështetje profesionale për të kuptuar emocionet, për të përballuar sfidat personale dhe për të përmirësuar mirëqenien mendore.

Psikoterapi familjare

Ndihmon familjet të përmirësojnë komunikimin, të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme.

Psikoedukim për klientët dhe familjarët

Informim dhe udhëzim për të kuptuar më mirë çrregullimet mendore dhe mënyrat efektive të përballimit.

Terapi Grupore

Seanca terapeutike në grup që krijojnë mbështetje reciproke dhe ndihmojnë në përballimin e sfidave emocionale.

Vlerësime psikologjike dhe diagnostike

Vlerësime profesionale për të kuptuar gjendjen emocionale dhe për të përcaktuar ndërhyrjen e duhur terapeutike.

Aktivitete terapeutike në qendrime ditore

Aktivitete strukturuese dhe rehabilituese që ndihmojnë klientët në zhvillimin e aftësive sociale dhe funksionimin e përditshëm.

Bashkëpunim me ekipe multidisiplinare

Punë e koordinuar me profesionistë të ndryshëm të shëndetit për të ofruar kujdes të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Vizita shtëpiake dhe mbështetje në komunitet

Mbështetje psikologjike dhe edukim për klientët dhe familjet në mjedisin e tyre të përditshëm.

Fushat kryesore të trajtimit psikologjik

Çrregullime psikotike

Çrregullime të personalitetit

Çrregullime bipolare

Depresion

Ankth dhe Stres Emocional


Zhvillimi profesional dhe trajnimet

Gjatë karrierës sime kam ndjekur dhe realizuar trajnime të shumta profesionale, duke përfshirë:

  • seminare dhe konferenca profesionale
  • supervizim klinik dhe zhvillim profesional
  • trajnime për psikoterapi individuale dhe grupore
  • teknika mendje-trup
  • art terapi dhe metoda kreative terapeutike

Gjithashtu kam kontribuar në trajnime për edukim të vazhdueshëm profesional për profesionistë të rinj të fushës së shëndetit mendor.

Qasja ime terapeutike

Në punën time besoj në krijimin e një mjedisi të sigurt, konfidencial dhe pa paragjykim, ku klientët mund të flasin hapur për përvojat dhe sfidat e tyre.
Qëllimi im është të ndihmoj individët të kuptojnë më mirë veten, të zhvillojnë aftësi për përballimin e vështirësive dhe të përmirësojnë mirëqenien emocionale dhe cilësinë e jetës. Qasja ime bazohet në respekt, mirëkuptim dhe në përdorimin e metodave bashkëkohore të psikoterapisë për të mbështetur zhvillimin emocional të klientëve.

Nëse ndiheni gati të filloni këtë proces, mund të rezervoni një konsultë fillestare